Nëntë qytetarë kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë nga 216 testime që janë kryer në total.
7 raste pozitive ishin në Tiranë, 1 qytetar në Lushnje dhe 1 në Vlorë. Janë 141 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,661 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 19 Shkurt 2023)
Raste të reja ditore 9
Të shëruar në 24 orë 8
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 216
Testime totale 2,037,184
Raste pozitive 333,399
Raste të shëruara 329,661
Raste Aktive 141
Humbje jete 3,597
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 113
Fier 9
Shkodër. 6
Vlorë 5
Berat. 4
Durrës. 1
Elbasan. 1
Kukës. 1
Gjirokastër. 1