Ditën e parë të muajit dhjetor, në orën 14.00, Këshilli Bashkiak Durrës do të zhvillojë mbledhjen e radhës, ku janë parashikuar për t’u miratuar 9 pika të rendit të ditës.
Mes pikave të përfshira në rend dite është kërkesa e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për rindërtimin, krijimi i këshillit vendor të sigurisë publike, krijimi i agjencisë së parqeve urbane etj.
Pritet që disa nga pikat e rendit të ditës të shoqërohen me debate nga ana e këshilltarëve të opozitës, ndërkohë që mbetet për t’u parë nëse për herë të parë në historinë e Këshillit Bashkiak do të miratohet kërkesa për ngritjen e një komisioni hetimor. Propozimi i opozitës u rrëzua në mbledhjen e konferencës së kryetarëve, por do të diskutohet dhe hidhet për votim në mbledhjen e radhës.
Njoftimi i KB Durrës:
Të nderuar qytetarë!
Në mbështetje të nenit 17, nenit 53, pika 2, të nenit 57 pika 2/c të Ligjit nr.139, datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i ndryshuar, të nenit 48, nenit 49 të Rregullores së Funksionimit të Këshillit të Bashkisë Durrës, Këshilli Bashkiak Durrës do të mbajë mbledhjen e rradhës më datë 01.12.2023, ora 14:00.
Kjo mbledhje do të mbahet në sallën e Këshillit Bashkiak me rend dite si më poshtë:
MIRATIMI I RENDIT TË DITËS TË MBLEDHJES
1- PËR MIRATIMIN E FAMILJEVE PËRFITUESE TË NDIHMËS EKONOMIKE NGA FONDI I KUSHTËZUAR PËR BLLOK-NDIHMËN EKONOMIKE DERI 6% DHE FONDI I TË ARDHURAVE TË BASHKISË DURRËS, PËR MUAJIN NËNTOR 2023.
2- PËR KRIJIMIN E KËSHILLIT VENDOR TË SIGURISË PUBLIKE NË BASHKINË DURRËS DHE MIRATIMIN E RREGULLORES PËR ORGANZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E TIJ.
3- PËR KRIJIMIN E AGJENCISË SË PARQEVE URBANE DHE RIORGANIZIMIN E NDËRMARRJES RRUGA.
4- PËR NJË SHTESË NË VKB-NË NR. 475, DATË 23.12.2017 “PËR MIRATIMIN E SISTEMIT TË RI TË ADRESAVE TË BASHKISË DURRËS”, I NDRYSHUAR.
5- PËR MIRATIMIN E DISA SHTESAVE DHE NDRYSHIMEVE NË VENDIMET E KËSHILLIT BASHKIAK NR. 72, DATË 20.07.2020 PËRSA I PËRKET Z. ELTON YLLI, NR. 43, DATË 20.02.2023 PËRSA I PËRKET Z.AZIZ GJATA, NR. 29, DATË 03.02.2023 PËRSA I PËRKET ZNJ.FLORESH MULLAJ, NR. 34, DATË 09.05.2022 PËRSA I PËRKET Z.MARTIN TUSHA, NR. 62, DATË 17.03.2023 PËRSA I PËRKET Z.IBRAHIM BASHO, NR. 49, DATË 31.05.2022 PËRSA I PËRKET Z.KUJTIM CANI.
6-PËR MIRATIMIN E LISTËS SË PËRFITUESVE NGA PROGRAMI I PROÇESIT TË RINDËRTIMIT NË NJËSINË ADMINISTRATIVE NR.3, RRUGA “STEFAN DHIMA” PALLATI NR.8, I DËMTUAR NGA FATKEQËSIA NATYRORE E TËRMETIT TË DATËS 26 NËNTOR 2019.
7- PËR MIRATIMIN E PËRDORIMIT TË FONDIT PREJ 21.151.920 LEKË, PËR SUBVENCIONIMIN E QIRASË PËR FAMILJET, QË PËRFITOJNË BONUSIN E STREHIMIT PËR VITIN 2023.
8- PËR MIRATIMIN E PROGRAMIT TË PUNËS SË KËSHILLIT TË BASHKISË DURRËS PËR PERIUDHËN JANAR – DHJETOR 2024.
9- KËRKESË PËR NGRITJEN E KOMISIONIT HETIMOR TË KËSHILLIT NË LIDHJE ME “PËRDORIMIN E FONDEVE TË RINDËRTIMIT NGA BASHKIA DURRËS DHE KRITERET E PËRZGJEDHJES SË PËRFITUESVE”.
Faleminderit.