Ndonjëherë reklamat na mashtrojnë. Me qëllimin për t’u bërë më të bukura ne blejmë shumë kremra, maska dhe serume të padobishme, që na premtojnë shumë efekte pozitive. Bright Side sjell një listë produktesh që faktikisht nuk janë të nevojshme.

1. Produktet për trajtimin e majava dyshe e të djegura të flokëve

Nuk ka asnjë produkt kozmetik që të mund të zgjidhë problemin e majave dyshe dhe të djegura. Serumet apo balsami ndikojnë duke dhënë një efekt vizual më të këndshëm, por zgjidhja për këtë problem është një prerje flokësh.

2. Kremi i duarve, këmbëve dhe trupit

Një mit tjetër që kanë krijuar marketet është se njerëzit kanë nevojë për lloje të ndryshme kremrash për pjesë të ndryshme të trupit. Sigurisht që fytyra juaj kërkon një përkujdesje të veçantë, por ju mund të përdorni një produkt për të gjithë trupin. Të gjithë kremrat zbutës veprojnë njësoj prandaj ju mund të përdorni të njëjtin si për trupin ashtu edhe për duart.

3. Shampo kundër zbokthit

Kur gjendrat tuaja të yndyrës nuk punojnë mirë, përhapet kërpudha e quajtur zbokth.  Një shampo e zakonshme nuk mund ta zgjidhë këtë problem dhe përveç kësaj than skalpin.  Juve ju duhet një shampo mjekësore të cilën mund ta blini vetëm në farmaci.

4. Toniku i fytyrës

Toniku është një nga ato produkte që konsiderohet I rëndësishëm, por ne zgjdehim gjërat e gabuara për fytyrën. Sapuni pastrues është shumë më efektiv se toniku. Ai nuk përmban alkool, nuk e than lëkurën dhe ka një nivel pehashi neutral.

5. Zbutësi i buzëve

Shumë prodhues thonë se mënyra e vetme për të zbutur buzët është balsami. Edhe pse zbutësi mund t’ju ndihmojë, disa prej tyre përmbajnë alkool që than lëkurën tuaj. Një alternativë kozmetike më e suksesshme është vazelina me vaj ulliri, apo vaj kokosi.

6. Krem rroje

Para se të shfaqej xheli i dushit, kremi i rrojës kishte një qëllim shumë të rëndësishëm: të zbuste folikulat e qimeve dhe ta bënte procesin e rrojes më të lehtë dhe të rrëshqitshëm. Por tani xheli i dushit përban glicerol dhe shumë substanca zbutëse, kështu që zgjedhja është e qartë.    

7. Kremrat kundër celulitit

Shumë njerëz besojnë se kremi kundër celulitit ka diçka magjike dhe funksionon në moment. Ka vetëm dy gjëra që mund ta luftojnë celulitin: një stil jete aktiv dhe një dietë e shëndetshme. Ju mund të përdorni gjithashtu skrab dhe të masazhoni pjesët me celulit për të stimuluar qarkullimin e gjakut. Kremi vetëm zbut lëkurën dhe jep një efekt kozmetik për një kohë të shkurtër.

8.Vaji për kutikulat

Aplikimi i disa pikave vaj esencial duket si një mënyrë perfekte për të patur një manikyr për të qenë. Megjithatë sapo lëkura e thith vajin ky efekt zhduket.  Nëse doni vërtet të kuroni thonjtë tuaj përdorni vazelinë ose vajra natyralë.

9. Maskat e fytyrës

Nuk mund të themi që maskat e fytyrës janë absolutisht të padobishme. Ato mund ta bëjnë fytyrën të duket më mirë për një rast special, por në fak nuk keni nevojë për to. Shumica e maskave janë thjesht zbutëse ose thithëse të yndyrës së lëkurës, efektin e tyre ju mund ta arrini me një krem të thjeshtë. 

R.O.