Durrës, 10 maj 2014 – Dita kur përfaqësuesja e Shqipërisë do të marrë pjesë në finalet e një Botërori apo Europiani duket ende e largët, megjithatë shqiptarët do të kenë ambasadorët e tyre në finalet e Brazil 2014. Mund të jenë të paktën 9 lojtarë me origjinë nga Kosova që do të udhëtojnë drejt vendit karioka për të qenë protagonistë në eventin më të rëndësishëm sportiv të vitit.

Përfaqësuesja e Zvicrës ka numrin më të madh të lojtarëve me origjinë shqiptare në gjirin e saj. Tashmë është e sigurt përfshirja në listë e Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës, Valon Berhamit dhe Blerim Xhemailit, ndërsa më planet e Otmar Hitcfleld mund të jenë gjithashtu Admir Mehmedi dhe Pajtim Kasami.

Një lajm i mirë është edhe përfshirja e mbrojtësit të Sampdorias Shkodran Mustafi në listën paraprake të Joakim Lëv, ndërsa ka prenotuar një biletë për në Brazil edhe Adnan Januzaj, i cili i ktheu përgjigje pozitive Belgjikës duke shuar shpresat e shqiptarëve për ta parë me fanellën kuqezi.

Një tjetër futbollist me origjinë nga Kosova, pikërisht Arjan Ademi, ka shanse të bëhet pjesë e Kroacisë në botëror. Mbetet për t’u parë nëse Greqia do të preferojë të grumbullojë ndonjë futbollist me origjinë shqiptare për kupën e Botës.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/