17 shtator 2015 – Një ditë pas konferencës “Antidroga, një histori suksesi”, të zhvilluar nga policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme ku publikoheshin rezultatet e aksionit, sipas të cilit në Shqipëri janë shkatërruar 92.2 % e sipërfaqeve të mbjella me lëndë narkotike, tonelata me drogë që vinin nga Shqipëria janë sekuestruar në Itali.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, të cilat shkruajnë se 15 persona kanë rënë në pranga, 9 prej të cilëve shqiptarë, ndërsa është sekuestruar një sasi prej 3.5 tonë marijuanë, me një vlerë prej 70 milionë eurosh.
Shqiptarët e arrestuar janë Albert Shqau 31 vjeç, Oresti Mufali 33 vjeç, Erion Muçaj 34 vjeç, Ermir Baja 46 vjeç, Jodian Shametaj 25 vjeç, Emiliana Shametaj 28 vjeç, Gentian Hoxhaj 35 vjeç, Fatjon Hoxhaj 28 vjeç, Erson Zhuka 31 vjeç. Operacioni i koduar “Odisea” është zhvilluar në zonën e Katanias në Siçili.
(Në foto 15 të arrestuarit)
/S.L. portali DurresLajm/