Nëntë shtatori nuk është një datë e zakonshme për ngjarjet sportive në qytet. Sportisët më të mirë të disiplinës së boksit në Durrës, por edhe ata nga qytete të tjera të Shqipërisë përballen në tapetin e ringut me kolegët e tyre që vijnë nga arena ndërkombëtare e sportit.
Portali “DurrësLajm” ishte prezent kur boksierët u prezantuan me njëri-tjetrin dhe bënë matjet apo kontrollin mjekësor të zakonshëm.
Po ashtu, organizatorët e këtij eventi sollën pritshmëritë nga ky aktivitet ku pritet të promovohen talentet e reja në këtë disiplinë.
H.H.