Çdo sezon fashionistat dhe stilistët krijojnë tendenca të reja. Më poshtë ju sjellim disa nga trendet e kësaj pranvere:

1- Copat me lule 

Printimet me lule janë një mënyrë e mirë për t’u përshtatur me kohën me lule të pranverës. Tendenca e këtij sezoni janë fustanet e lirshme, fundet të lehta, kostume të shtrënguara të ngjitur pas trupit dhe fustanet e mëndafshta. Të marra së bashku, këto veshje japin një ndjesi lehtësimi dhe butësie pranvere.  

2- Këmbët seksi

Çfarë mund të jetë më seksi se sa një e çarë në një fustan të gjatë? Stilistët propozojnë veshjet e pacipa gjithnjë e më shpesh. Yjet janë më të guximshme vit pas viti, dhe stilistët gjithashtu shfrenojnë fantazitë e tyre, duke bërë shkurtime në fundet e fustanet e gjata.

3-E verdha

E verdha është një nga ngjyrat më në modë të këtij sezoni. Është antidepresuese për ata persona që presin me padurim largimin e dimrit dhe ëndërrojnë për diellin e ngrohtë. Gjëja më e këndshme e kësaj ngjyre është se ju bën të dukeni të shkathët. Hidhini një sy veshjeve tuaja dhe mendoni se çfarë lloj artikujsh të verdhë do të përshtaten më mirë.

4- Palat

Palat kanë qenë qenë gjithmonë një simbol i feminitetit të ëmbël dhe elegancës, kredit bukurie për çdo veshje. Zgjidhni ato që dëshironi: pala voluminoze apo të lehta dhe romantike. Por kujdesuni që ato të përshtaten me tipin tuaj!

5-Asimetria

Asimetria është një nga tendencat më të guximshme të modës. Është një ndjesi lirie nga format konvencionale; një mundësi për të qenë vetja edhe me një veshje klasike. Asimetria është një mënyrë për të patur botën nën këmbët tuaja me vetëm një aksesor të vogël.

 

6- Teminat dhe copat me shkëlqim

Copat me shkëlqim, apo me pjesë metalike ose temina, bien shumë në sy dhe i bëjnë të gjithë të kthejnë kokën pas, por ato duhet të kombinohen për të krijuar një imazh elegant të viteve 1930 dhe jo një makth të viteve ’80. Nëse doni të theksoni një pjesë të veshjes me temina, zgjidhni xhupin, bustin apo fundin, pra vetëm një element. Kështu imazhi juaj do të jetë origjinal dhe jo shumë i rëndë.

7- Metalikja

Metalikja e argjendtë është ngjyra që e bën imazhin tuaj befasues dhe futuristik. Aksesorët në këtë rast janë dytësorë. E rëndësishme është të keni sa më shumë ngjyra argjendi në veshjen tuaj, prandaj mos kini frikë të vishni funde, këmisha e fustane, që reflektojnë gjithçka rreth jush si një pasqyrë.

8-Prerjet e shkurtra  

Stilistët janë unanimë se një tjetër trend në modë për këtë pranverë janë prerjet e shkurtra në vendet më të papritura, dhe ata thonë se është e rëndësishme që të mos keni frikë për të treguar pak më shumë nga vetja.

9- Mëngët e gjera

Tendenca e mëngëve të gjera është mahnitëse. Siluetat bëhen më femërore, kështu që nuk mund ta injoroni këtë ide brilante të stilistëve. 

Burimi: Bright Side

Përshtati: R.O.