Ish-Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva është dënuar me 9 vite e gjysmë burg pas akuzave për korrupsion.

Sipas “BBC”–së, Lula do të qëndrojë i lirë deri në vendimin e Gjykatës së Apelit.

71-vjeçari ka shërbyer si President i Brazilit mes viteve 2003 – 2011.

Lula i ka mohuar akuzat sipas të cilave ai ka marrë një apartament si ryshfet në skandalin e korrupsionit lidhur me kompaninë shtetërore të naftës, Petrobras.

Ai thotë se gjyqi është i motivuar politikisht dhe ka mohuar çdo veprim të jashtëligjshëm.