7 korrik 2015 – Duket si një skenë filmi horror, por ka ndodhur në të vërtetë.
Një djalë i vogël vetëm 9 vjeç, vdiq pasi i dashuri i mamasë e kafshoi vetëm për një copë tortë.
Robert Wilson, 30 vjeç, u zemërua keq kur zbuloi se Jack-u i vogël i i kishte ngrënë tortën e ditëlindjes, dhe kështu nisi ta kafshonte në pjesë të ndryshme të trupit.
Nga plagët e rënda që mori, fëmija qëndroi në spital për pesë ditë rresht ku po luftonte për jetën, por fatkeqësisht nuk ia doli mbanë.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në Uashington më 30 qershor, ndërsa djali fatkeq ndërroi jetë të dielën, më 5 korrik.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/