Që nga nisja e pushtimit rus janë vrarë 90 fëmijë ukrainas, sipas prokurorisë së përgjithshme të Ukrainës.

“Numri më i madh i viktimave është në rajonin e Kievit, Kharkiv, Donetsk, Chernihiv, Sumy, Kherson, Mykolayiv dhe Zhytomyr,” u tha në deklaratë.

Më herët, administratorët lokalë në qytetin port jugor të Mariupolit konfirmuan se numri i të vdekurve që nga 24 Shkurti, tani ka tejkaluar 2,500.

Ndërkohë, Kombet e Bashkuara kanë konfirmuar 1663 të vdekur civilë. Ka të ngjarë që ky numër të jetë më i lartë.