Milani në telashe për Fair-Play financiar, humbja e 91 milionë eurove në bilancin e 2014 është një problem që kërkon zgjidhje dhe për këtë arsye administratorja e deleguar Barbara Berlusconi këtë të hënë do të jetë në Nyon bashkë me drejtorin organizativ Umberto Gandini dhe drejtoreshën e projekteve special Elisabetta Ubertini. Në selinë e Uefa-s në prezencën e sekretarit të ri të përgjithshëm Thodore Theodoridis drejtuesit e Milanit do të kërkojnë të hartojnë një plan për të rikuperuar garancitë financiare. Respektimi i parametrave të vendosura nga Fair Play financiar është mjaft i vështirë pa Championsin, dhe Milani rrezikon të mbetet jashtë komopeticionit kryesor europian për klube për të tretin vit rradhazi. 

Plani që ka ndër mend Barbara Berlusconi është tre vjeçar dhe për sezonin aktual duke u bazuar te klasifikimi aktual parashikimi bëhet për kualifikimin në Europa League që do të garantojë më shumë të ardhura se sa dy vitet e fundit kur Milani ka qenë jashtë Kupave të Europës. Bilanci i 2015 do të mbyllet gjithsesi me humbje dhe Milani për të evituar sanksionet është i detyruar të japë llogari para Uefas- duke prezantuar edhe planin për shëndoshjen e financave. Pastaj është e qartë, gjithçka do të varet nga rezultatet e skuadrës në fushë.