KALJARI– Ka goditur gruan me çekiç dhe më pas ka tentuar t’i japë fund jetës së vet duke hapur gazin. Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në provincën Dolianova, Itali.
Një pensionist 90 vjeçar, Ignazio Pitzianti, ka vrarë duke e goditur me çekiç gruan e vet, Giuseppina Boi, 87 vjeç. Pasi e ka lënë të shtrirë në tokë në një pellg gjaku 90 vjeçari ka shkuar në kantinë dhe ka tentuar të vrasë veten me gaz.
Ndërhyrja në kohë e karabinierëve i ka shpëtuar jetën. I moshuari është dërguar menjëherë në spital, ndërkohë që nuk dihen arsyet që e shtynë drejt krimit të rëndë.