Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Mynih të Gjermanisë, ku një grua 90-vjeçare është akuzuar për vrasjen e mikeshës së saj 77-vjeçare pas një grindjeje për shkak të një akulloreje që u shkria.
Sipas prokurorisë, incidenti ka ndodhur më 18 korrik 2024, gjatë një vale të nxehti. Brigitte W. dhe Petra B. u grindën pas kthimit nga pazari, kur akulloret u shkrinë për shkak të temperaturave të larta. Kur Petra tentoi t’i vendoste ato në frigorifer, Brigitte shpërtheu dhe e goditi tri herë në kokë me një tenxhere, duke i shkaktuar plagë fatale.
Trupi i Petres ka qëndruar në dyshemenë e kuzhinës për tre ditë, deri sa Brigitte njoftoi autoritetet. Fillimisht, ajo deklaroi se Petra kishte zgjedhur të flinte në dysheme për shkak të vapës.