Belgia Bertha De Bot para disa ditëve ka festuar ditëlindjen e saj të 90-të, kurse familja për këtë 90-vjetor i ka dhuruar 90 arka me birra.

Birrën ia dhuruan pasi 90-vjeçarja është adhuruese e birrës dhe nganjëherë i ndodhë të pijë nga 16 shishe në ditë.

Si njoftojnë mediat belge, ajo ka filluar të konsumojë birrën që në moshën 17 vjeçare dhe që nga ajo kohë nuk ka pushuar së piri me “bukën e lëngët” si e quajnë shumë njerëz, pasi ajo prodhohet nga drithi i elbit.

Ndonëse e konsumon çdo ditë birrë ajo nuk e konsideron veten alkooliste, por familja e saj kujdeset që me gjithë sasinë e madhe të birrës që konsumon, të mos i ndodhë diçka e keqe.