27 prill 2015 – Për 7 të akuzuarit që tentuan të transportonin me skaf 900 kg kanabis nga Vlora drejt Italisë, në dhjetor të vitit 2013, është mbyllur sot hetimi.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar gjithsej 53 vite burg për 7 të akuzuarit për veprën penale të “trafikimit të lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.
Lënda narkotike u bllokua nga forcat e policisë së shtetit në dhjetor të 2013-s.
Prokuroria ka kërkuar këto dënime:
Për Edison Latifin 7 vjet e 4 muaj burg
Për Agur Malaj 6 vjet e 8 muaj burg
Për shtetasin me iniciale V.B. 4 muaj burg (Ka bashkëpunuar)
Për Jorgo Naçin 8 vite e 8 muaj burg
Për Athenajdo Abazin 10 vjet burg
Për Niko Brahimin 7 vjet e 4 muaj burg
Për Saimir Shoshën 8 vite burg.
Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar edhe Dritan Zagani, shefi i antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Fierit, pasi rezultoi se ishte i lidhur me një grup kriminal që trafikonte tonelata drogë nga Lazarati në drejtim të Italisë. Grupi afronte sasitë e ndryshme të drogës, afër bregut të detit, mes Hidrovorit dhe Lagunës së Nartës në Vlorë.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/