Edhe një fëmijë 11-vjeçar eshte mes viktimave të 24 orëve të fundit në Britaninë e Madhe. “Daily Mail” shkruan se fëmija që humbi jetën nuk kishte probleme të tjera shëndetësore.

Mësohet se vdekjet janë rritur me 917 persona, duke e çuar kështu totalin e viktimave në 9.875, sipas të dhënave të Ministrisë britanike të Shëndetësisë.

Vdekjet kanë një rënie të lehtë krahasuar me dje, kur numëroheshin 980 viktima, ndërkohë që numri total i të prekurve arrin në 78.991 persona.

Sipas të dhënave të Shërbimit Kombëtar të Shëndetit, mosha e viktimave të 24 orëve të fundit varion nga 11 në 102 vjeç.

Nga 917 viktimat e fundit 823 janë në Angli, ndërsa qyteti më i goditur është Londra me 102 të vdekur.

Në Skoci janë regjistruar 47 viktima të tjera dhe në Irlandën e Veriut edhe 12 persona.