Njihuni me 94-vjeçarin nga Surqina e Ferizajt, që për më shumë se gjysmë shekulli nuk e hoqi timonin nga dora.
Ai është Sylejman Breznica që ecën me ndihmën e shkopit. Por atij nuk i duhet kurrfarë ndihmë për të vozitur, njofton “Klan Kosova”.
Gjithë këto vite ai nuk pati asnjëherë nevojë as për ndonjë ndërhyrje mjekësore, e as nuk pati ndonjëherë telashe me policinë.
Ai tregon se përderisa është në gjendje të mirë shëndetësore do të ngasë makinënë akoma. Në atë moment që e humb sigurinë, Breznica ka thënë se nuk do të dalë që t’i rrezikojë të tjerët në rrugë.





