Nëse është e vërtetë që ëndrrat nuk kanë moshë, kush më mirë se “gjyshi Roy” mund të përshkruajë ndjesinë e të realizuarit një ëndërre në moshën 94-vjeçare.

Tifozi veteran i Notts County, një nga pesë klubet më të vjetër të botës, ka mundur të godasë – edhe pse i sëmurë prej kohësh – një 11 metërsh me fanellën e skuadrës së tij, pikërisht përpara tribunës së tij të preferuar.

Një emocion unik që ka prekur edhe teknikun e skuadrës Harry Kewell.