E ndërsa Maldivet të konsideruara si ‘parajsa mbi tokë’ janë kthyer në destinacionin e preferuar të pushimeve për VIP-at, Alketa Vejsiu ka zgjedhur një tjetër perlë të natyrës për t’u relaksuar.
Moderatorja e njohur e televizionit "Klan" ka zgjedhur të pushojë në ishullin e largët të Hawaii-t.
"9474 km larg…Duke vrojtuar balenat"- shkruan ajo përbri një fotoje që ka postuar në Instagram, ku duket se po e shijon në maksimum peizazhin përrallor që ka përballë.