DURRËS 31 gusht 2014 – Shtypi britanik njofton se në 3-mujorin e parë të vitit 2014 në Britaninë e Madhe ka pasur 566 viktima potenciale të trafikimit të qenieve njerëzore.
Numri më i lartë, 95 prej tyre (rreth 17 për qind), ishin nga Shqipëria, pasuar me 73 viktima nga Sllovakia, 65 nga Nigeria dhe 37 nga Vietnami.
Viktima gjithashtu janë identifikuar nga Rumania, Lituania, Republika Çeke (anëtare të BE-së) dhe Kina, njofton Scottish Daily Record.
Por eksperti dhe veprimtari skocez për problemet e trafikut të njerëzve, Xhim Lerd (Jim Laird), thotë se shifrat s’janë të plota.
Ai beson se më shumë viktima trafikohen në punë të detyruar se sa puna e seksit në Skoci dhe pjesën tjetër të Britanisë së Madhe.
Ai shtoi: “Shifrat nuk e tregojnë histori në tërësi.
“Trafikimi është problem serioz, por që është raportuar në shifra më të ulëta.
“Kemi problem më të madh me trafikimin e detyruar për punë sesa me shfrytëzimin seksual.
“Kjo ndodh pasi në statistika, për shembull, shërbëtoret në shtëpi janë kategori e veçantë, por është ende formë e punës së detyruar.
“Dhe ai që detyrohet të merret me kultivim kanabisi është llogaritur në një kategori më vete.
“Këto shifra të marra së bashku janë më të mëdha sesa numri i viktimave për biznesin e prostitucionit, edhe pse këto dy probleme janë tejet serioze dhe që duhet t’i trajtojmë”, përfundon eksperti skocez Xhim Lerd.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/