Gjatë fundjavës që lamë pas, policia shtoi masat për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërisë.
Sipas burimeve zyrtare të policisë, në të gjithë vendin janë arrestuar e ndaluar 97 persona për vepra të ndryshme penale, si dhe janë sekuestruar armë e municione.
– Janë kapur 22 persona që ishin të shpallur në kërkim;
– 26 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor;
– 9 persona për dhunë në familje;
– 5 persona për armëmbajtje pa leje;
– 10 persona për lëndë narkotike;
– 10 persona për vjedhje në flagrancë;
– 9 persona për kundërshtim të punonjësit të policisë dhe për krime ndaj jetës;
– 4 persona të arrestuar nga Krimi Ekonomik;
– 2 persona për përndjekje dhe ngacmim seksual;
Janë sekuestruar kokainë, heroinë e kanabis sativa, si dhe janë sekuestruar 7 armë zjarri dhe municione.
Policia Rrugore ka vendosur 1698 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor dhe janë pezulluar 43 leje drejtimi, e bllokuar 4 automjete pa dokumentacion përkatës.
Policia e Shtetit thekson se edhe në ditët në vazhdim do të vijojë punën me shërbime të përforcuara duke ngritur pika kontrolli në akset rrugore, kontrolle të lokaleve të natës dhe atyre të frekuentuara nga persona me precedentë penalë, për të parandaluar paligjshmërinë në vend dhe për të krijuar një ambient e shoqëri më të sigurt.





