Një 98-vjeçare në Itali ka fituar betejën me koronavirusin dhe ka lënë spitalin mëngjesin e sotëm në Acilia, Romë ku qëndronte e shtruar prej 8 prillit.

Pasi ka dalë negativë ndaj dy tamponëve të bërë, Elizabetha ka kërkuar të shkojë te një parukiere. 

“E moshuara kishte temperaturë, probleme me frymëmarrjen dhe bronkopneumoni të shkaktuar nga COVID-19. Pas dy ditësh e shtuar në spital gjendja e saj u rëndua papritur madje nuk hante asgjë. Në fillim dukej sikur po dorëzohej, ne e trajtuam atë me antiretroviralë, antibiotikë dhe anti-inflamatorë, vendosëm jo vetëm ta hidratojmë atë, por edhe ta ushqenim atë në mënyrë paralele. Ajo ishte në terapi intensive gati për t’u intubuar dhe po të intububohej do të ishte e vështorë të shpëtonte. Por më pas gjithçka merr një kthesë pozitive. Pas dhjetë ditësh në gjendje të rëndë gjyshe Elisabetha kaloi gjendjen kritike dhe nisi të ketë kontakte me botën e jashtme u bë e vetëdijshme“- ka treguar për mediat Antonio Sgadari, drejtori i departamentit Covid në spital.