Cristiano Rolando vazhdon të japë ndihmën e tij për të luftuar koronavirusin. Sulmuesi i Juventusit ka vendosur që t’u dhurojë 1 milion euro spitaleve portugeze.
Ronaldo dhe agjenti i tij, Zhorzhe Mendesh, do të financojnë tre njësi terapie intensive: dy në spitalin “Santa Maria” të Lisbonës që ka 20 shtretër, një në spitalin “Santo Antonio” i Portos me 15 shtretër.
Kujtojmë që pak kohë më parë, Ronaldo vendosi të kthejë në spitale karantinë të gjitha hotelet e tij në Portugali për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.
Ai madje mori përsipër të paguajë pagat e mjekëve dhe infermierëve që do të shërbejnë në këtë situatë të jashtëzakonshme dhe spitalet e tij do të mund të përdoren falas.





