Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka uruar sot qytetarët shqiptarë me rastin e festës së Sulltan Novruzit.
Spiropali uron që me kurajo në zemrat e gjithësecilit të dalim sa më të fortë nga kjo betejë që po përballet vendi ynë këtë kohë.
“Gëzuar Ditën e Sulltan Novruzit të gjithë shqiptarëve kudo janë.
Paqe në strehëzat tuaja dhe kurajo në zemrat e gjithësecilit për të dalë edhe më të fortë nga kjo betejë!
p.s foto shkrepur në kohët kur lejohej shtrëngimi i duarve”, shkruan Spiropali.





