Një tërmet i fuqishëm është shënuar në Greqi rreth orës 02:00 të natës. Tërmeti ishte me magnitudë 5.4 të shkallës rihter dhe epiqendra ishte 7 km në veri të Kanallákion. zonë shumë afër Janinës.

Tërmeti me thellësi 10 km u ndje në disa qytete në jug të Shqipërisë, madje edhe në Tiranë. Bëhet me dije se ka disa dëme të vogla në disa fshatra afër epiqendrës. Në fshatin Kanalaki regjistrohen disa dëme me shtëpi të rrëzuara, ndërsa ka edhe rrëshqitje shkëmbinjsh në rrugën nacionale. Në disa fshatra të zonës është ndërprerë energjia elektrike.