Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se është konfirmuar personi i 21-të me koronavirus në Kosovë.

Sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar 21 mostra, të cilat dyshohej se kanë COVID-19, e njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv, pra ka koronavirus.

Gazeta Express mëson se personi 46-vjeçar ka ardhur nga Gjermania me 11 mars.

Gjithashtu IKSHPK ka bërë apel që të qëndrohet në shtëpi e të mos dilet në vende publike.