Greqia deri tani ka konfirmuar 464 raste të njerëzve të prekur nga koronavirusi, duke shënuar gjithsej 6 vdekje, tha një zyrtar i Ministrisë të Shëndetësisë. Sotiris Tsiodras, një koordinator i ministrisë së Shëndetësisë u shpreh se në Greqi po bëhen afërsisht 2000 deri në 3000 raste me koronavirus.
Ai shtoi se 19 persona janë rikuperuar. Të mërkurën ishin raportuar 418 raste.
Ndërsa, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i ka dërguar sot në mbrëmje një mesazh popullit grek dhe rezidentëve në Greqi për paketën e fuqizuar të masave ekonomike, pas mbështetjes së Bankës Qendrore Greke ndaj vendit.
Mitsotakis ka thënë “Shpall sot paketën 10 mld euro për stabilitetin e ecurisë ekonomike. Do të jepet asistencë 800 euro për 2 javët e marsit dhe prillin, për të gjithë punëtorët, si të bizneseve të mbyllura, ashtu dhe të bizneseve që kanë ulje të xhiros.
Asistencë 800 euro edhe për sa ushtrojnë aktivitet të pavarur, biznes të mesëm apo të vogël. Do të shlyhen me këtë paketë të gjitha sigurimet shoqërore, do të mbulohen të gjitha detyrimet tatimore për 4 muaj. Nuk do të pezullohet asistenca gjysëm rrogë e Pashkëve, për të gjithë.
Do të ketë extra dhuratë/asistencë për Pashkët për personelin mjekësor të vendit. Kryeministri grek ka dërguar mesazh inkurajimi, duke theksuar se askush nuk do të jetë vetëm këtë periudhë, ndërsa ka bërë thirrje të ndjekin të gjithë masat e marra dhe të qëndrojnë në shtëpi.”





