Policia dhe shërbimet sekrete greke, shkatërruan një organizatë terroriste që operonte në vend.

Bëhet fjalë për një ndër organizatat më të rrezikshme kurde që operojnë në Turqi, por edhe vendet e Bashkimit Europian, DHKP-C.

Deri tani janë arrestuar 26 persona, të gjithë kurdë. Janë gjetur armë zjarri, madje edhe predha anti tank.

Arrestimi u krye mbas kërkesës së autoriteteve turke, dhe morën pjesë shërbimet sekrete greke dhe forcat speciale të anti terrorit, mbas informacioneve të dhëna prej palës turke.

Operacioni nisi që në orët e para të mëngjesit të së enjtes dhe po zhvillohet në lagjet e Athinës, Eksarqia dhe Sepolia.

Policia deklaroi se në orët në vazhdim, do të jepen detaje lidhur me ngjarjen.