Maqedonia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në nivel të të gjithë territorit të shtetit.
Vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme e njoftoi Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.
Ai bëri apel që të mos dilet pa nevojë nga shtëpia dhe të respektohen masat e autoriteteve. Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë për 30 ditë.





