Gjatë muajit janar 2020, në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 304 mijë tonë mallra të ndryshme.
Shifra është 11% më shumë se sa janari i vitit 2019, bëhet me dije nga sektori i Statistikave në APD.
Nga i njëjti burim, mësohet se eksportet me 94 mijë tonë gjithsej kanë regjistruar një rritje mujore prej 9 %, ndërsa rritja e importeve arrin në 12 %.
Vetëm nga anijet tregtare me mallra dhe kontejnerë në të tre Terminalet janë përpunuar mbi 245 mijë tonë mallra import-eksporti.
Ndërkaq, me tragetet e linjave Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona janë transportuar mbi 59 mijë tonë mallra, duke regjistruar një rënie prej 5% të volumit, krahasuar me janarin e një viti më parë.