Dy tragete me 452 udhëtarë gjithsej janë akostuar sot paradite në portin e Durrësit.

Një grup i përforcuar mjekësh, si dhe personeli mbështetës janë kujdesur për t’u njohur me gjëndjen shëndetësore dhe itinerarin e lëvizjes së tyre, para mbërritjes në portin e Durrësit. 

Udhëtarët kanë bashkëpunuar për zbatimin e protokollit, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë. 

Që nga fillimi i këtij muaji, Instituti i Shëndetit Publik dhe APD kanë bashkërenduar masat për të përballuar rrezikun e koronavirusit në pikëkalimin kufitar të portit më të madh të vendit.

Në Terminalin e Trageteve është dyfishuar numri i personelit shëndetësor, si  pjesë e grupit kombëtar të Task Forcës, me anëtarë nga sektori i Mbrojtjes së Shëndetit në APD, si dhe nga ISHP dhe Drejtoria vendore e Shëndetit Publik.

Edhe ditën e hënë me tragetet e linjës Bari – Durrës mbërriti thuajse i njejti numër udhëtarësh vendas dhe të huaj, 446 gjithsej njofton APD.

Statistikat për 3 ditët e fundit:

Datë, 23.02.2020: 

3 tragete (2 Bari- Durrës + 1 Ankona- Durrës);
945 pasagjerë kanë hyrë në vendin tonë.

Datë, 24.02.2020: 

2 tragete (Bari- Durrës)
446 pasagjerë, në hyrje. 

Datë, 25.02.2020

2 tragete (Bari- Durrës)
452 pasagjerë, në hyrje