Me 114 vota për dhe asnjë kundër Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi protokollin për anëtarësim të vendit në NATO.
Pas këtij vendimi, Maqedonia e Veriut do të jetë pjesë e NATO-s në bazë të marrëveshjes që është bërë me aleancën kohë më parë, pas paktit që u bë me qeverinë greke që solli dhe ndryshimin e emrit.
Pas votimit në Kuvend ka pasur reagime të shumta nga aktorët politik në vend, të cilët kanë thënë se ky është një vendim historik.
Po ashtu ky vendim është pasuar dhe me ngritjen e flamurit të NATO-s duke zyrtarizuar kështu anëtarësimin e vendit në aleancë, Spanja si vend i NATO-s nuk e ka ratifikuar ende në kuvendin e saj.





