Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ngushëlluar Presidentin Erdogan për dy orteqet që morën 39 jetë ditën e kaluar në lindje të Turqisë.

Në një postim në Facebook, Kurti uron që numri i viktimave të mos rritet ndërkohë që shpreson që të lënduarit të shërohen sa më shpejt. 

“Në mëngjes lexova në lajmet nga bota për fatkeqësinë që kanë shkaktuar dy ortekë në lindje të Turqisë. Orteku i dytë mori jetë edhe prej ekipeve të shpëtimit që po kërkonin trupat e viktimave nga orteku i parë. Deri më tani janë 39 viktima, e shpresojmë që ky numër të mos rritet. Ngushëllime për popullin mik të Turqisë, për familjarët e viktimave, e për kryesuesit e institucioneve, presidentin Erdogan dhe kryeparlamentarin Sentop. Uroj që të lënduarit e shumtë të bëhen mirë sa më shpejt, e dëshiroj që ekipet e shpëtimit ta kryejnë me sukses punën e tyre e pa viktima të tjera.”, shkruan kreu i qeverisë kosovare.