Eglantina Kume është aktorja durrsake, e cila ka mbetur si një “meteor” i kinematografisë shqiptare. E lindur më 21 janar 1950, Kume feston sot 70-vjetorin e lindjes.
Vajza simpatike që u bë ikonë e nje filmi shqiptar ne vitet 60`-te, kur ishte maturante nuk kishte menduar ndonjëherë se recitimet e rinisë së hershme do ta afronin me një shpejtësi marramendëse drejt karrierës kinematografike. Madje do ta bënin të famshme deri në Kinën e largët.
Një përmbledhje e karrierës së Eglantina Kumes si aktore dhe regjisore montazhi
Aktore dhe regjisore montazhi.
Lindi më 21 janar të vitit 1950 në Durrës, ku mbaroi edhe shkollen e mesme te pergjithshme. Ka kryer Institutin e Larte te Arteve per aktore. Ne fakt karriera e saj si aktore ka qene e shkurter, me tere kuptimin e fjales nje “meteore” i skenes sone por qe ne filmin “Ngadhenjim mbi vdekjen” si protagonist ka lene nje impakt jo vetem ne kinematografine shqiptare por deri edhe ne Kinen e larget.
Vajza simpatike që u bë ikonë e nje filmi shqiptar ne vitet 60`-te, kur ishte maturante nuk kishte menduar ndonjëherë se recitimet e rinisë së hershme do ta afronin me një shpejtësi marramendëse drejt kamerës kinematografike. Ajo në të njëjtën kohë ishte një nga vajzat më aktive në grupet teatrale të shkollës dhe të Shtëpisë së Pionierit te qytetit te Durresit.
Rrjedha e jetës së saj ndryshoi papritur, kur në oborrin e shkollës ka përfunduar para kamerës së njërit prej regjisorëve më të shquar të kinemasë shqiptare. Mjeshtri Dhimitër Anagnosti, i cili po xhironte “Duelin e heshtur” i kërkoi maturantes Eglantina Kume të interpretonte një nga rolet e pakta episodike të filmit që mbështetet tërësisht te katër aktorët e shquar Ndrek Luca, Rikard Ljarja, Reshat Arbana dhe Bujar Kapexhiu. Pas dy ditësh, ajo ndodhet në sheshin e xhirimit që ishte në derën prej hekurash të portit detar, pikërisht përballë bankës së shtetit.
Dialogu i një vajze të thjeshtë qytetare me të fejuarin e saj marinar që hap filmin “Duel i heshtur” e ka pagëzuar Eglantina Kumen faktikisht në rolin e saj të parë, por mbi të gjitha i kishte çelur ëndrrën për studimet në Institutin e Lartë të Arteve. Aktori i shquar durrsak, Spiro Urumi, ishte mësuesi i saj i parë i fjalës artistike.
Dy muaj pas xhirimit episodik tek “Duel i heshtur” mbërrin propozimi për kinoprovën e filmit të ri “Ngadhnjim mbi vdekjen”. Regjisorëve Pirro Milkani dhe Gëzim Erebara iu duhej një vajzë e re, e thjeshtë dhe e pafajshme për rolin e Mira Koranit, e cila mishëronte heroinën Bule Naipi. Eglantina tashme studente (jo aktore e afirmuar) i rikthehet xhirimeve kesaj rradhe ne rolin e nje protagonisteje , përsëri ne 1967-n, vitit të saj me fat.
Vetëm pas tre kinoprovash Erebara dhe Milkani vendosën që gjimnazistja nga Durrësi të fillonte xhirimet për filmin që do të bënte të njohur Eglantina Kumen deri në Kinën e largët.
Lidhjet e Eglantina Kumes si aktore me kinemanë, artin e shtatë, u ndërprenë pas përfundimit të Institutit të Arteve. Emërohet në TVSH. Drejtori i asaj kohe, Todi Lubonja dhe regjisori Mihal Luarasi kishin planifikuar të krijonin një bërthamë aktorësh të nje telespektakli duke ndaluar më pas në vitin 1972. Ndërkohë ajo kishte marre pjese ne filmat “Lugina e pushkatarëve” dhe “Yjet e netëve të gjata” dhe përgatitej për telespektaklet e para. Por gjithçka dështoi menjëherë pas arrestimit të bujshëm të Lubonjës dhe Luarasit. Ndryshimi i emërimit si regjisore emisionesh në TV i vuri kryq ëndrrës së vjetër, tamam kur u diplomova në këtë degë.
Ne fillim te v. `70-te në median e vetme televizive shqiptare, TVSH, ishte regjisore e emisioneve për fëmijë, të cilat në atë kohë zinin shumë më tepër vend në program sesa sot. Emisionin e drejtonte vetë dhe në transmetimin e filmave për të vegjël dublonte zërat e personazheve me zërin saj, falë përgatitjes aktoreske .
Shpeshhere drejtonte emisione të rubrikave të tjera paralel me punën si regjisore. Por Eglantina Kume, nuk mund të mos e kujtojë pengun e saj të madh, largimin e detyruar nga krijimtaria aktoriale. Në vitin 1975 largohet nga TVSH si një nga të 150 kuadrot që u shkurtuan me urdhër nga lart, por qe u emërua në kinostudion “Shqipëria e re” si regjisore montazhi”. Gjithsesi per 16 vjet të tjera nuk do të ishte përballë kamerës si aktore.
Ne vitin 1991, Eglantina dhe bashkëshorti i saj violinist, Fatmiri, janë larguar drejt Greqisë ne emigrim.
Në vitin 2007 ftohet ne një TV kinez të udhëtoje drejt vendit të madh aziatik, Një regjisor i njohur po punonte për një cikël emisionesh mbi filmat e vendeve të lindjes që pasqyronin luftën. Filmi “Ngadhënjim mbi vdekjen” zinte vend në këtë grup. Diçka ajo vete kishte degjuar për pritjen e këtij filmi në Kinë. Bashkëshorti i saj, Fatmiri, i cili kishte udhëtuar si instrumentist në disa qytete në vitin 1969 e kishte vene ne dijeni për suksesin e “Ngadhënjimit”.
Me vone, mungesën e artit e ka kompensuar me letërsinë. Artistja e ekranit ka shkruar pesë libra me poezi e prozë. Ajo ka fituar çmimin “Kadmus”, ndërkohë që libri i fundit me tregime titullohet “Rrëfimet e Athinës” dhe është publikuar nga shtëpia botuese “Toena”.
Para disa vitesh ajo ka patur fatin të interpretoj në një serial televiziv grek rolin e një nëne shqiptare, gje e cila i dha Eglantines emocionet dhe nostalgji te papershkruashme, gjatë xhirimeve të këtij seriali. Mbas shumë sakrificave profesioni i dashur, nuk e kishte lënë në baltë. Egla punësohet si folëse në programet e celularëve Vodafone në gjuhën shqipe, ku punoi disa vite.
Si aktore: “Duel i heshtur” – 1967; “Ngadhenjim mbi vdekjen” – 1967
“Lugina e pushkatareve” – 1970; “ Yjet e neteve te gjata” – 1973
“Zemra qe nuk plaken” – (1977)
Si montazhiere: Nusja dhe shtetërrethimi, (1978); Gjeneral gramafoni, (1978)
Asgjë nuk harrohet, (1985; Guri i besës, (1986); Binarët, (1987)
_________________
Burimi: Online. Interviste e vete aktores ne shkurt te vitit 2014, pershtatur per faqen ne maj 2016.
Informacioni u rishikua dhe ky fotoalbum u krijua ne janar 2020