Kosova është lëkundur pak më parë nga një goditje e fuqishme tërmeti. Bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 4.3, i regjistruar në orën 17.32.

Epiqendra ka qenë në kufi me Serbinë, rreth 52 km larg Prishtinës dhe vetëm 18 km në distancë më Mitrovicën.

Ende nuk bëhet me dije nëse ka patur dëme materiale apo në njerëz, por tronditjet e tokës janë ndjerë në të gjitha qytetet përreth.