Një 21 vjeçare britanike, e cila shtirej si djalë adoleshent për të abuzuar seksualisht vajza ka marrë këtë të premte dënimin nga Gjykata e Winchester.

Sipas një deklarate të policisë, Gemma Watts u shpall e fajshme me tetë vite burg.

Britanikja shënjestronte viktima të reja në moshë në rrjete sociale, duke i bërë ato të besonin se po krijonin një lidhje romantike me një 16-vjeçar.

Me pas, Watts krijonte në një rrjet gënjeshtrash derisa e çonte marrëdhënien në fizike duke arritur deri tek abuzimi seksual.