Personi që shihni në foto është Eredet Çapoku, i riu që vrau me sende të forta kunatën e tij Enkeleda Çapokun në Paskuqan dhe e la të vdekur në vend.
Sipas policisë, 30-vjeçarja Enkeleda Çapoku u godit barbarisht me shkop druri dhe ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda që kishte pësuar. Krimi ndodhi pas një konflikti mes saj dhe kunatit, ku të pranishëm ishin edhe familjarë të tjerë të viktimës.
Pasi vrau kunatën, autori u largua me shpejtësi. Ai është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës. Uniformat blu shkuan menjëherë në vendngjarje sapo u sinjalizuan për krimin e rëndë.
Grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur motivet dhe dinamikën e plotë të vrasjes. Ndërkohë, do të merren në pyetje edhe familjarët që ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje të rëndë.
34-vjeçari Eredet Çapoku njihet si person problematik dhe ka qenë i përfshirë në konflikt edhe herë të tjera. Për këtë arsye, kunata e tij që u vra sot gjakftohtësisht, ka patur edhe një urdhër-mbrojtje nga 34-vjeçari. Ndërkohë, bashkëshorti i viktimës i cili është vëllai i autorit të dyshuar të krimit, vuan dënimin në burg.





