Ata që jetojnë me të e dinë dhe e ndjejnë. Por tani e thonë dhe mjekët: Një qen të zgjat jetën.
Sepse një mik besnik na ndihmon të bëjmë një jetë më të shëndetshme në ajër të pastër dhe na rrit emociononalisht që kur jemi të vegjël.
Shoqata amerikane e zemrës ka publikuar shifrat sipas të cilës, pasja e një qeni shoqërohet me një ulje prej 24% të vdekshmërisë.
Doktoresha Caroline Kramer, endokrinologe dhe autore kryesore e studimit shkruan se të mirat shtohen për ata që janë goditur nga patologjitë vaskolare.
Kjo lidhet me jetën më aktive që bën një person që kujdeset për një qen.
Por edhe nëse nuk e thotë shkenca, ata që jetojnë me 4 putra e dinë.
Një qen është miku më i mirë!





