Ambasada Amerikane në Tiranë hap aplikimet për një pozicion pune si dizajn grafik.
Në një postim në faqen e saj në “Facebook”, Ambasada informon se afati i fundit për aplikime është data 24 janar 2020, teksa publikon edhe detajet mbi pozicionin dhe kriteret.
Në njoftimin e Ambasadës thuhet: “Keni aftësi shumë të mira për dizajn grafik? Shihni kriteret që kërkohen për pozicionin e Asistentit të Koordinimit për Brendi Strategjike në Zyrën e Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane. Afati për të aplikuar është 24 janar 2020. Për më shumë detaje mbi pozicionin e punës dhe formën e aplikimit, klikoni këtu: https://bit.ly/2FK0LJ3”.





