IKMT ndodhet në zonën e Astirit ku do të shemben 5 objekte.  Ndërkohë ka nisur shembja e banesës së parë.

Policia ka vendosur shiritat rreth e qark banesave si dhe ka bllokuar rrugën. Katër banesa do të prishen me eskavatorë kurse një me shpërthim të kontrolluar.

Policia ka bllokuar rrugën në 2 korsitë e saj që nga ish-Sheshi Shqiponja deri tek ura e Lanës.

Nga ana tjetër nuk ka shenja për rezistencë nga banorët, pasi pikërisht ky projekt ka pasur debate dhe një protestë 1- vjeçare nga protestuesit tek Unaza e Re. Madje opozita bëri një pakt- marrëveshje ku premtoi se me ardhjen në qeveri do anulonte menjëherë këtë projekt.