Postimeve ironike të ditëve të fundit nga ana e Revistës Class  që zotërohet nga Alketa Vejsiu, vendosi t’i bashkohej edhe Rezart Veleshnja.

Në llogarinë e tij në Instagram, aktori i humorit ka postuar një foto të vjetër të Alketa Vejsiut, kur moderatorja ishte në fillimet të karrierës së saj.

Mbi foto Veleshnja shkruan: “Unë them se Eminem do e kishte zili Alketën për 320 kilometra në orë të të folurit dhe do ishte krenar të bashkëpunonte me të.”

Qartazi, si fotoja ashtu dhe përshkrimi është një kunjë nga ana e tij, si për t’i dalë në mbrojtje koleges, Xhemi Shehut.

“Ta dish Alketa që unë të kam shumë xhan, të adhuroj. Madje urrej këdo që të shan ty.”– shkruan poshtë fotos Veleshnja.