Përmes një postimi në Twitter, ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka shprehur sot trishtim të thellë për rrëzimin e avionit ukrainas pranë Teheranit.
Cakaj shkruan se lutjet dhe mendimet janë me të gjithë ata që janë prekur nga kjo ngjarje e rëndë, ku mbetën të vdekur 176 persona.
“Të trishtuar thellë dhe të tronditur ndërsa mësuam rrëzimin e avionit ukrainas afër Teheranit. Mendimet dhe lutjet tona janë me të gjithë ata që janë prekur nga kjo ngjarje shkatërruese.”





