Aktori mjaft i dashur për publikun, Rowan Atkinson, i njohur si “Mr. Bean” sot feston ditëlindjen.

I lindur më 6 janar në vitin 1955, ai mbush sot plot 65 vjeç.

Për herë të parë, Atkinson u shfaq në publik me rolin si “Mr. Bean” në vitin 1990 dhe luajti 15 seri që u përhapën në mbarë botën dhe vazhdojnë të transmetohen herë pas here në ekran edhe në ditët e sotme.

Pa nxjerrë asnjë fjalë nga goja, ai na ka bërë të gjithëve të qeshim dhe i ka bërë të gjithë për vete me rolet e tij.