Një postim në Twitter, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla shkruan se partia social-demokrate në Kroaci po shkon drejt një fitoreje të rëndësishme në zgjedhjet presidenciale.
Sipas Ballës, ata janë më lartë sipas sondazheve, ndërsa publikon edhe një foto nga rezultati.
“Mbështetje për miqtë tanë social-demokratë në zgjedhjet presidenciale në Kroaci. Në jemi me forcat progresive që garojnë në zgjedhje. Forcat progresive në vend po shkojnë drejt një fitoreje të rëndësishme, pasi sondazhet tregojnë fitoren e kandidatit për president Zoran Milanoviç.”, shkruan Balla.





