Era e fortë që përfshiu vendin ka rrëzuar pemën gjigante të Vitit të Ri në sheshin “Skënderbej”.
Pema e dekoruar për festat e fundvitit ka rënë, ndërsa menjëherë kanë mbërritur edhe punonjësit bashkiakë. Nuk raportohet për të lënduar.
Po sot, një tjetër palmë është rrëzuar nga era e fortë në Durrës, ekzaktësisht në vendin ku u rrëzua palma disa ditë më parë në sheshin pranë bustit të Azem Hajdarit. Fatmirësisht këtë radhë kalimtarët kanë shpëtuar pa lëndime.





