Anëtarët e një familjeje nga Karolina e Veriut kishin planifikuar të qëndronin në shtëpi dhe të hanin pica. Por ajo që supozohej të ishte një darkë e këndshme familjare përfundoi në një tmerr të vërtetë. 

Amber Helm nxori picën e ngrirë nga frigoriferi dhe e vendosi në furrë. Krejt papritur, pas 10 minutash, nga furra nisi të kundërmojë një aromë e pakëndshme.

Bashkëshorti i saj hapi furrën dhe brenda saj gjendej një gjarpër tashmë i pjekur.

Ata rrëfejnë se soba përdoret shumë rrallë, çka i shtyn të mos e kontrollonin përpara se të gatuajnë.

“U fut përmes vrimave në fund që lejojnë rrjedhjen e ajri. Ne nuk jemi akoma të sigurt se si hyri në shtëpi”, tha Amber Helm.