Ish- kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të PD, Ali Gripshit.

Në një postim në Facebook, Berisha e cilëson Gripshin si një veprimtar të palodhur të PD, mësues të respektuar, qytetar të dalluar dhe prind shembullor.

STATUSI I PLOTË

Ali Gripshi ndahet nga jeta!

Te dashur miq, dje mbylli syte pergjithmone nga nje semundje e rende ish deputeti dhe veprimtari i palodhur i Partise Demokratike, qytetari i dalluar i Peqinit dhe prindi shembullor Ali Gripshi.

Pasardhes i nje familje te nderuar, mesues i respektuar Ali Gripshi do anetaresohej ne PDSH qe ne ditet e para te themelimiti te saj. Ai do te themelonte dhe do kryesonte degen e PD te Peqinit, qendrestar guximtar dhe i vendosur do te shenonte nje fitore te thelle elektorale ne kete rreth.

Ali Gripshi do perfaqesonte me dinjitet qytetaret e Peqinit ne parlamentin e vendit dhe do mbetej gjithnje nje veprimtar i vendosur i PD, qytetar nderi i Peqinit, baba shembullor, mik dinjitoz.

Me kete rast shpreh mirenjohjen dhe nderimin tim per kontributin e tij dhe ngushellimet me te ndjera, familjes, miqve e te afermve te Aliut te ndjere dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i tij i mire te gjeje paqen e merituar! sb