Pas festave të gjithë bëhemi gati të heqim pemën si dhe dritat të cilat na kanë zbukuruar shtëpitë pë disa ditë me radhë. Shumë prej nesh nuk e heqin pemën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri para datës 5 janar pasi thuhet se sjell fat të keq.
Gjithsesi kjo nuk ndodh në familjen mbretërore pasi Mbretëresha Elisabeth vendos ta mbajë pemën e festave deri më 6 shkurt për një arsye të trishtë.
Mbretëresha dhe princi Philiph e mbajnë pemën deri në përvjetorin e vdekjes së të ndjerit mbretit George VI, babait të mbretëreshës.
Ai ndërroi jetë në Sandringham më 6 shkurt të vitit 1952. Mbretëresha dhe Princi Philiph e vizitojnë çdo vit Sandringham-in për të rikujtuar mbretin e ndjerë.





