Një tërmet me magnitudë 4 i shkallës Rihter është regjistruar në Korçë, në orën 18.55.
Ky është tërmeti i dytë mesatar i regjistruar në ditën e parë të vitit 2020, pas atij të orës 03.53 të mëngjesit me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter në Durrës.
Tërmete të tjera më të lehta janë regjistruar gjatë ditës.
Këto tërmete janë normale, pas tërmetit 6.4 të shkallës Rihter, që ra më 26 nëntor, në orën 03.54.





