Dy minuta sapo trokiti Viti i Ri 2020, erdhi në jetë dhe fëmija i parë në Durrës. Foshnja i seksit mashkull lindi në orën 00:02 me operacion cezarian, ndërsa bëhet me dije se nëna bashkë me foshnjën gëzojnë shëndet të plotë.
Doktorët që asistuan në operacion: Cen Shkreli, Iv Shkreli dhe anestezist Arben Banushi.

Po ashtu, gjatë natës kanë lindur në maternitetin e Durrësit 4 foshnje, dy para ndërrimit të viteve dhe dy të tjerë pas orës 00:00, thanë për “DurrësLajm” burime nga spitali.